“Tre Moskëtierët” shqiptarë, me sytë nga e enjtjaTani kanë mbetur 3, të 3 kamp…

Tre Mosketieret shqiptare me syte nga e enjtja Tani kane

Tre Mosketieret shqiptare me syte nga e enjtja Tani kane

“Tre Moskëtierët” shqiptarë, me sytë nga e enjtja

Tani kanë mbetur 3, të 3 kampione shqiptare të vendeve të tyre, që janë eliminuar nga veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, por që shpresojnë të shkojnë sa më larg në turneun e 3-të kontinental, në Ligën e Konferencës. Kampionia e Shqipërisë, Partizani, ajo e Kosovës, Ballkani, dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, me të parën që drejtohet nga një trajner nga Kroacia dhe dy të tjerat nga një trajner nga Shqipëria, do të zbresin në fushën e blertë në të njëjtën ditë, të enjten. Në fakt, e para e nis Struga e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro, që pret në fushën e vet në takimin e parë skuadrën nga Luksemburgu, Suift Hesperonzh.

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Struga, nuk do të luajë në Stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit, por UEFA nuk ka lejuar për shkak të gjendjes së keqe të fushës dhe ndeshja do të luhet në kompleksin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kjo ndeshje nis në ora 17:00.

Dy orë më pas, në kryeqytetin e Letonisë, Partizani do të zbresë në fushën e blertë të Stadiumit “Jana Dalina” për t’u ndeshur me vendasit e Valmierës në takimin e parë të turit të 3-të eliminator të Ligës së Konferencës, pasi, ashtu sikundër edhe Struga, i fitoi të dy takimet e turit të dytë.

Në ora 20:45 zbret në fushën e Stadiumit “Fadil Vokrri” të Prishtinës edhe Ballkani i drejtuar nga trajneri Ilir Daja që pret skuadrën nga Luksemburgu, Linkoln Red Imps. Edhe skuadra nga Suhareka i fitoi të dy përballjet e turit të dytë dhe shkon në dy sfidat e radhës duke synuar kalimin në “play-off”-et e Ligës së Konferencës, që është edhe hapi i fundit drejt fazës shumë të ëndërruar të grupeve, aty ku vetëm skuadra e Dajës arriti sezonin e shkuar.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.