Tre netë “Za Fest”, edicioni i tetë do të mbahet në datat 18, 19 dhe 20 korrik

Atmosferë, ritëm, energji dhe adrenalinë pritet të sjellë për tre netë me radhë “Za Fest”, festivali i zanave dhe legjendave. Nata e parë më 18 korrik do të mbahet në oborrin e Muzeut Historik të Shkodrës,  ndërsa dy netët e tjera 19 dhe 20 korrik në kalanë “Rozafa”.

Koordinatorja e festivalit thotë se interesi i shkodranëve për të ndjekur këto netë ka qenë i lartë. Përgjatë netëve të festivalit, për qytetarët do të ofrohet transporti falas.

Shumë artistë do të jenë të ftuar për publikun e pranishëm në këto tre netë të “Za Fest”.

“Za Fest” shënon këtë vit edicionin e tetë dhe ai është kthyer në një destinacion turistik. Vendndodhja strategjike e përdorur ndër vite e ka shndërruar atë në një festë të vërtetë të trashëgimisë kulturore. Mistikja e kalasë “Rozafa” e ndërthurur me muzikën pritet t’i bëjë ato tre netë të parezistueshme për publikun shkodran dhe turistë nga e gjithë bota.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.