Tre shqiptarët u dhunuan në Mal të Zi, policia identifikohen autorët. Mjeku për RTSH-në: S’kanë dëmtime serioze  

u dhunuan ne Mal te Zi

u dhunuan ne Mal te Zi

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se autoritetet malazeze kanë kryer të gjitha veprimet e para  procedurale dhe tre shtetasit shqiptarë që u dhunuan në Mal të Zi  kanë dhënë deklarime  në prani të një avokati (njohës i gjuhës shqipe) dhe të përfaqësuesve të ambasadës  shqiptare në Malin e Zi.

Nga ana e saj policia bën të ditur se në përfundim të veprimeve të para, tre shtetasit shqiptarë, me dëshirën e tyre, janë nisur për në Shqipëri.  

Ndërkaq, nga kontakti telefonik që RTSH ka pasur me mjekun e urgjencës Astrit Lahi bën me dije se të dhënat e përgjithshme nuk kanë pasur dëmtime serioze janë kryer ekzaminimet edhe në skaner me shumë trauma si shkak i goditjeve në pjesë të trupit.

Sipas mjekut të urgjencës, njëri prej tyre kishte goditje në sy pas ekzaminimit nga okulisti nuk paraqet dëmtime serioze rreth orës 9 kanë lënë spitalin.

 “Drejtuesit e Policisë së Shtetit iu kanë kërkuar homologëve të Malit të Zi, që për çështje sigurie, të tre shtetasit shqiptarë t’i shoqërojnë me punonjës policie, deri në kufi. Tre shtetasit shqiptarë kanë mbërritur në PKK Muriqan, rreth ores 05:30 dhe janë pritur nga drejtuesit e pikës së kalimit kufitar Muriqan dhe të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilët i kanë shoqëruar deri në Spitalin Rajonal Shkodër ku shtetasit shqiptarë kanë kryer të gjitha kontrollet mjekësore, nga të cilat kanë rezultuar pa probleme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia shpjegon se në lidhje me veprimet procedurale dhe identifikimin e autorëve, sipas informacionit të dërguar nga kolegët në Malit e Zi, rezulton se “policia ka ndërmarrë veprime me qëllim zbardhjen e të  gjitha rrethanave në të cilat kanë mbetur të plagosur shtetasit shqiptarë”.

Janë kontrolluar videot e kamerave të vëzhgimit nga ndërtesat pranë ngjarjes. Përmes punës operative në terren, efektivët e policisë kanë identifikuar tre persona nga Herceg Novi, si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve më pas është përcaktuar dhe do merren masa për kapjen dhe arrestimin e tyre. Ngjarja është dërguar për kompetencë te Prokurori i cili do të deklarojë kualifikimin  ligjor të rastit.  Vijojnë intensivisht hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të  kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.