Lajme

Tre të aksidentuar në tunelin e Kalimashit, një nga makinat e përfshira mirëmbante rrugën

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur rreth orës 10:15 në dalje të tunelit të Kalimashit në drejtim të Kosovës.

Policia bëri të ditur se në aksident është përfshirë një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet me targa të Shkupit.

Përplasja ka qenë e fortë, me dëmtime të shumta në të dyja automjetet, ndërsa tre të aksidentuarit janë transportuar në spitalin rajonal të Kukësit për ndihmë mjekësore. Bluzat e bardha bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet shkelja e rregullave të qarkullimit nga mjeti me targa të huaja.

Si shkak i aksidentit, qarkullimi u ndërpre për pak kohë, ndërsa aktualisht lëvizja e mjeteve vijon normalisht, si në Rrugën e Kombit, ashtu edhe në brendësi të tunelit.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

“Armiku” i padukshëm i kyçeve – Osteoartriti, sëmundja që kërkon trajtim në kohë

Osteoartriti është një sëmundje që prek të gjithë artikulacionin e cila mund të çojë në…

14 minutes ago

Operatorët turistikë në fokusin e Bashkisë – Lumçi: Bashkëpunimi me operatorët turistikë dhe njësitë akomoduese, prioritet për sezonin veror

Bashkëpunimi me operatorët turistikë është një nga prioritetet e Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë Shkodër…

16 minutes ago

Bazë armësh në Shkodër / Arrestohet 61-vjeçari, i gjenden 11 pistoleta, 2000 copë fishekë, 2 antiplumb dhe silenciator

Është zbuluar në fshatin Rrencë në Shkodër, një banesë e cila ishte kthyer në një…

20 minutes ago

Besëlidhja shpallet kampione

Besëlidhja është shpallur kampione e Shqipërise për të dytin vit radhazi teksa ka mbyllur serinë…

31 minutes ago

Manchester United, me një këmbë në finale

Manchester United është me një këmbë në finalen e Europa League, pasi ka fituar 3-0…

32 minutes ago

Premier League pranë rekordit, Anglia mund të ketë 6 skuadra në Champions sezonin e ardhshëm

Anglia është në prag të vendosjes të një rekord të ri për pjesëmarrjen në kompeticionin…

36 minutes ago