“Tre tenorët” përkujtojnë 20 vjetorin e lumturimit të shenjtores Nënë Tereza

tenor tereza
Katedralja e Kishës Ortodokse në Tiranë mirëpriti mbrëmjen e së enjtes koncertin e përvitshëm “Tre Tenorët”.
Këtë vit ai iu dedikua 20 vjetorit të lumturimit të shenjtores Nënë Tereza.
Mbrëmja nisi nën interpretimin e të ftuarës speciale, sopranos Amerikane Catherine Wethington me hymnin, “Valsi Hyjnor” nga kompozitori Genc Tukiçi.
Koncerti i këtij viti solli po ashtu një ndërthurje të bukur të perlave muzikore shqiptare me ato botërore të interpretuara nga tenorët Armando Kllogjeri, Granit Musliu, dhe Ismet Vejsiu të cilët u shoqëruan nga Orkestra Filarmonike “Ibrahim Madhi” nën dirigjimin e maestros Bujar Llapaj.
Mbrëmja u mbyll me një këngë përshëndetëse kushtuar dashurisë nga soprano Ramona Tullumani.