Tre vatra zjarri në Vau Dejës/Emergjencat Civile kërkojnë ndërhyrje nga ajri
Një situatë e rënduar është paraqitur 24 orët e fundit si pasojë e zjarreve në qarkun Shkodër.Nga strukturat e Emergjencave Civile bashkia Vau Dejes bëhet e ditur se ne zjarrin ne fshatin Mnele ne terren jane 20 forca nga sektori i Pyjeve dhe kullotave, 24 zjarrfikes, 5 forca nga policia bashkiake, 2 forca nga sektori i EC, 50 banore nga komuniteti, 3 forca zjarrfikes nga Puka dhe 2 automjete, 1 automjet zjarrfikes i bashkise Vau Dejes. 1 automjet zjarrfikes i bashkise Malesi e Madhe eshte nisur nga Kallmeti ne Mnele. Dy automjetet zjarrfikese te Vau Dejesit jane jashte funksionit, ndaj kerkohet mbeshtetje nga ajri sepse vija zjarrit eshte zgjeruar dhe ka perfshire 3 fshatra Mnele e vogel (lagjia Kullagji ku rrezikohen banesa) , Hajmel (lagjia Lukaj ku rrezikohen banesa) dhe fshati Nenshat (edhe ketu rrezikohen banesa). Nga strukturat e Emergjencave Civile bashkia Shkoder thuhet se ka nje vater zjarrit ne Qafe te Bishkasit Fshati Sumë NjA Pult ku eshte e izoluar por vazhdojne te digjen cungje e mbeturina por pa rrezik per momentin, gjithashtu ka nje vater ne Fshatin Shakot NjA Postrribë, pothuajse eshte e fikur por ka pak tym sepse po digjen mbeturina te kalbura, po mbahen nen vezhgim nga vrejtuesit e zonave.Nga strukturat MC deri ne kete moment nuk raportohen situata te tjera problematike.Institucioni i Prefektit te qarkut Shkoder eshte ne gatishmeri per monitorimin dhe koordinimin e situatave.