Këshilli i Legjislacionit ka diskutuar në mbledhjen e sotme (6 shtator) vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rregulloren e Kuvendit, Tatimin e Profesioneve të Lira dhe ligjin për Komisionet Hetimore.
Në nisje të mbledhjes, drejtuesja e Këshillit të Legjislacionit Dhurata Çupi u shpreh se Kushtetuesja ka gjetur Kuvendin në shkelje përsa i përket Rregullores, duke shtuar se Gjykata ka vënë theksin te dëmtimi i bashkëjetesës në Kuvend si pasojë e ndryshimeve në ligj.
Sipas saj, ndryshimet e rregullores së Kuvendit duhet të jenë transparente dhe konsensuale.
“Gjykata Kushtetuese ka gjetur kuvendin ne shkelje për sa i përket Rregullores se Kuvendit.
Gjykata, ka theksuar se ndryshimet ne ligj, kanë dëmtuar bashkëjetesën ne kuvend. Ndryshimet e rregullores se kuvendit di duhet te jene transparente dhe konsensuale. Ndryshimet e njëanshme për më tepër ashpërsimin e masave dëmtojnë demokracinë parlamentare”, deklaroi Çupi.
Ndalur te Tatimi i Profesioneve të Lira, deputetja u shpreh se është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me këstet e profesionistëve të lirë që kanë paguar. Ajo theksoi se duhet ndërmarrë një nismë ligjore për rimbursimin e profesionistëve të lirë të cilët i kanë paguar këstet.
“Mbetet e pa qartë se çfarë do të ndodhë me këstet që profesionet e lira kanë paguar. Duhet të ndërmarrim një nismë ligjore për kompensimin dhe rimbursimin e të gjithë atyre profesionistëve të cilët i kanë paguar këstet”, theksoi ajo.
Po ashtu, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi u shpreh se Kuvendi nuk është në situatë normale.
Ai theksoi se në vetëm 2 muaj, Gjykata Kushtetuese ka gjetur 4 herë në shkelje mazhorancën.
“Mazhoranca po sillet sikur jeni në një situatë normale. Në fakt ky Kuvend nuk është në situatë normale. Në vetëm 2 muaj, Gjykata kushtetuese ka gjetur 4 herë këtë mazhorancë në shkelje. Përcaktuat rregulla shtypës për opozitën dhe kërkoni ndjesë për bllokimin e Komisioneve Hetimore. Dhe akoma më shumë kërkoni ndjesë për reprezaljen që bët ndaj 30 mijë intelektualëve dhe profesionistëve të lirë. Duhet menjëherë të kemi një iniciative ligjore që secilit prej profesionistëve të lirë ti kthehen mbrapsht ato para që janë paguar për shkak të një ligji antikushtetues. Çdo akt zvarritje do të ishte i turpshëm”, deklaroi ai.
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…
Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…
Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…
Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…
Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…
This website uses cookies.