Tre volejbolliste të huaja për Vllazninë / Trajnerja Nora Deda, e kënaqur për plotësimin e skuadrës
Ka marrë zgjidhje problematika e ekipit të volejbollit femra Vllaznia. Në fillimin e vitit 2024, trajnerja Nora Deda ngrinte shqetësimin e shpërbërjes së skuadrës kuqeblu, por tashmë, është vetë profesoresh Deda, e cila sqaron se një problem i tillë është zgjidhur. Me këtë rast, ajo falenderon Bashkinë Shkodër si dhe grupimin e tifozëve “Vllaznia Diasporë”, të cilët kontribuan financiarisht në realizimin e tre blerjeve të reja me volejbolliste të huaja.
Olivia Saunders nga Kanadaja, Manuela Sierra nga Kolombia dhe Sthefany Benvinda nga Brazili, janë tre volejbollistet e huaja që i janë bashkuar Vllaznisë në stërvitje.
Në krahasim me situatën pesimiste të fillim vitit, tashmë trajneres Deda i është rikthyer buzëqeshja optimiste për vazhdimësinë e kampionatit.
Ndeshja e parë e vitit 2024 për Vllazninë është ajo e datës 5 shkurt përballë ekipit kampion Skënderbeu.