Tregtarët e fruta-perimeve në bojkot / “Rritja e tarifës nga 15 mijë në 75 në muaj e papërballueshme”
![tregtaret bojkot](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/02/tregtaret-bojkot.jpg?fit=1024%2C605&ssl=1)
Rreth 1oo tregtarë të fruta-perimeve në tregun e “Rusit” në Shkodër e kanë nisur me bojkot ditën e sotme duke mos pranuar që të tregtojnë.
Shitësit tregojnë se nga 1500 lekë do të duhet që të paguajnë në 7500 lekë në muaj për bashkinë që për ta është e papërballueshme.
Kjo ishte shkëndija e parë e reagimeve.
Në rast se nuk gjendet një zgjidhje për ta ulur këtë tarifë vendore, atëherë do të dalin në rrugë për të shitur.
Dy muaj më pare, ky treg, për shkak se me të ardhurat qe ka nuk mbulon as shpenzimet minimale energji elektrike dhe ujë, Këshilli Bashkiak e kaloi në administrim të shoqërisë aksionere “Bio Strajca” sh.a, e krijuar dy vite më parë për menaxhimin dhe mirëfunksionimin e tregjeve dhe që ka tarifa më të larta vendore të miratuara që në vitin 2023.
Një ditë më pare, një grup tregtarësh zhvilluan një takim me zëvendëskryetarin e Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, dhe deri ditën e hënë presin një përgjigje përfundimtare lidhur me këtë shqetësim që kanë.