Tregtarët e Rusit të pakënaqur, shitësit: Mungojnë kushtet, ka rënë dhe fuqia blerëse

Nisja e punimeve për ndërtimin e markatës së “Rusit” ka bërë që shitësit të zhvendosen pranë tregut të gjësë së gjallë për të vijuar ushtrimin e aktivitetit të tyre .
Në këtë hapësirë shitësit shprehen se mungojnë kushtet, por ajo që i shqetëson më shumë është rënia e fuqisë blerëse.
Kjo situatë, sipas tyre, vjen për shkak të largësisë dhe se pjesa më e madhe e tregtarëve po shesin në trotuare dhe nuk kanë pranuar të vijnë në këtë treg.
Aktualisht. pranë tregut te gjësë së gjallë po vijojnë aktivitetin e tyre vetem 13 shitës nga 130 që kanë qenë të regjistruar në markatën e Rusit. Ndërkohë, punimet për rikonstruksionin e markatës priten të përfundojnë brenda 4 muajve.