Tregtimi i lëndëve piroteknike / Kontrolle në terren, asnjë rast i konstatuar në subjekte
Prej 15 dhjetorit, inspektorët e repartit zjarrëfikës në Shkodër kanë dalë në terren ku fokusi i tyre është ndalimi i shitjes së lëndëve piroteknike, për kategoritë e rrezikshme. Këtë vit subjektet ende nuk kanë nis shitjen e tyre thotë shefi i sektorit të parandalimit pranë repartit zjarrëfikës
Subjektet e kanë totalisht të ndaluar shitjen e lëndëve piroteknike për të miturit. Në çdo rast që mund të konstatohet do merren masat përkatëse thonë ekspertet
Këtë vit subjektet që duan të tregtojnë lëndë piroteknike të kategorive F1, F2 dhe F3 do të pajisen më parë me certefikatë të kushteve dhe përdorimit në qendër. Gjë e cila duket se ka ndikuar në frenimin e tyre.Në ditët e para të kontrolleve, inspektorët nuk kanë hasur asnjë rast shitje. Ndalimi i tregtimit të këtyre lëndeve ka sjellë impakte pozitive thonë ekspertet pasi vitet e fundit nuk ka patur raste të incidenteve gjatë natës së ndërrimit të viteve.