Categories: LajmeSociale

Tregtonte produkte ushqimore të skaduara, AKU gjobit një biznes dhe sekuestron mallin

Kalimi i afatit të përdorimit të disa produkteve ushqimore, por që vazhdonin të tregtoheshin, i ka kushtuar rëndë një subjekti tregtar, i cili është gjobitur me 500 mijë lek.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp se ka bllokuar disa produkte ushqimore, të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.

Sipas AKU-së, pavarësisht se produktet mbaheshin në kushte të përshtatshme higjeno-sanitare, produkteve u kishte kaluar afati i përdorimit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar për rastin në fjalë duke iu referuar një denoncimi nga qytetarët.

 “Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e një subjekti ka rezultuar se aktiviteti ushtrohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe produktet ushqimore ruheshin sipas natyrës së tyre në kushte frigoriferike dhe rafte. Por nga verifikimi i produkteve ushqimore u konstatuan 20 kg produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi të llojit, sallamra, biskota, cornflakes, ëmbëlsira, brumëra, fruta të ngrira, gjalpë, kos dhe 8 litra produkte qumësht, vaj ulliri dhe majonezë të markave të ndryshme. Gjithashtu subjekti nuk dispononte një sistem efikas gjurmueshmërie të produkteve ushqimore dhe nuk implementon planin e vetëkontrollit HACCP.”, thuhet në njoftimin për shtyp të AKU-së.

Nga trupa inspektuese u krye bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie në subjekt me detyrim asgjësimin e tyre sipas legjislacionit në fuqi, si dhe u mor masa administrative  me gjobë në vlerën e 500.000 lekëve.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje OBU-ve të jenë të kujdesshëm në verifikimin e datave të skadencave të produkteve ushqimore, si një masë shumë e rëndësishme për sigurinë ushqimore të konsumatorëve, gjithashtu inkurajon konsumatorët të denoncojnë çdo rast apo tentativë abuzimi pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, përfundon njoftimi për shtyp i AKU-së.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.