Tregu i fruta-perimeve në Shkodër – Qytetarët e pakënaqur me çmimet
Qytetarët shkodranë këto ditë të para të vitit të ri po përballen me rritje të çmimeve të fruta-perimeve dhe këtë qytetarët e pohojnë njëzëri.
Pensionistët janë ata që e vuajnë më shumë.
Sa i takon tregtarëve, ata shprehen se në këto ditë të para të vitit të ri nuk ka fluks blerjesh.
Qytetarët janë të detyruar t’i blejnë produktet pavarësisht çmimeve të tregut duke uruar dhe shpresuar që në vitin 2025 të ketë mirëqënie.