Tregu i gështenjës / Shimaj: Ky produkt u kërkua për eksport
Çmimi i gështenjës këtë sezon vijon të mbetet i lartë pavarësisht prodhimit që ka patur. Kjo bëhet me dije edhe nga përgjegjësit e sektorit të bimësisë në Agjensinë e ekstensionit bujqesor. Hylvi Shimaj thotë se tregu këtë vit ka qënë i sigurtë
Këtë vit prodhimi i gështenjës ka qënë më i mirë se një vit më parë. Ndërkohë që nuk mund të thuhet e njejta gjë për prodhimin e vreshtes, ku specialistët e bujqësisë këtë e lidhin me kushtet jo të përshtatshme atmosferike. Pavarësisht se jemi në kulmin e sezonit të tyre, çmimi i gështenjës vijon të jetë 300 lekë në tregjet e Shkodrës.