Tregu i përbashkët europian- Politikbërës dhe ekspertë diskutojnë për integrimin në BE të Shqipërisë
Rruga për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët europian ishte në qendër të një takimi të organizuar në Tiranë nga instituti hungarez i punëve të jashtme në kuadër të forumit të Budapestit për Ballkanin.
I ngarkuari me punë i Hungarisë në vendin tonë, Adam Lovassy nënvizoi rëndësinë e përfshirjes në këtë treg edhe për vendet e Ballkanit.
“Të mos harrojmë që BE mbështet në 4 të drejta, lëvizjen e lirë të mallrave, kapitaleve, shërbimeve dhe njerëzve . Unë besoj se këto 4 liri çojnë në mirëqenien e njerëzve të njerëzve dhe sipërmarrjeve edhe në Shqipëri”, tha Lovassy.
Takimi ku morën pjesë politikbërës dhe njohës të zhvillimeve ndërkombëtare dhe ekonomike u mbajt në Fakultetin Ekonomike të Universitetit të Tiranës.
Zëvendëministrja e jashme, Megi Fino u ndal tek nevoja e zhvillimit të tregut rajonal.
Hungaria do të mbajë presidencën e radhës së BE në gjysmën e dytë të këtij viti.