Tregu i Rusit, gati me 15 dhjetor – Beci inspekton punimet: Tregtarët do të kenë kushte optimale
Tregu i Rusit do të hapet në datën 15 Dhjetor.
Një fakt i tillë është bërë më dije nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, i cili inspektoi nga afër punimet që po kryhen në këtë investim të rëndësishëm në Shkodër.
Ai e cilësoi këtë si një dhuratë që vjen për tregtarët me qëllim që të rikthehen sa më parë në kushte tashmë optimale të tregut e rikonstruktuar të Rusit
Tregu i Rusit është përfshirë në rikonstruksion prej disa muajsh.
Pavarësisht afatit që kishte firma për ta përfunduar vitin e ardhshëm, me kërkesë të kryebashkiakut Benet Beci, është bërë i mundur përshpejtimi i punimeve me qëllim që për festat e fundvitit ky treg të jetë i hapur dhe funksional për të gjithë banorët e Shkodrës.