Lajme

Tregu i Rusit gati për në fund të vitit/Punimet po vijojnë me ritme të shpejta

Punimet për ndërtimin e tregut të “Rusit” po vijojnë me ritme të shpejta.
Pas sistemimit të rrejtit të kanalizimeve nëntoksore është bërë e mundur ngritja e këmbëve metalike ku do të vendoset edhe çatia e këtij tregu e cila do të mbulojë një sipërfaqe prej rreth 1200 m2
Pas shumë kohësh pritje dhe degradimi duket se ky treg tashmë do të kthehet në kushte bashkëkohore.
Me anë të këtij projekti do të bëhet e mundur ndërhyrja në sistemimin e sheshit, ndërtimi i mbulesës së markatës, ndriçimi i tregut, ndërtimi i moduleve të reja për tregtarët ambulantë, përmirësimi i kushteve të tregtimit dhe ruajtja e produkteve deri në tavolinën e konsumatorit.
Projekti parashikon që punimet të përfundojnë 12 muaj nga nisja, por ecuria e mirë e tyre ka bërë që shitësit të vendosen pranë këtij tregu në fund të këtij vit . Do të jenë rreth 120 tregtarë që do të vendosen pranë tregut të “Rusit”. Gjatë kësaj periudhe të investimit, tregtarët po ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë tregut të bagëtive, po në zonën e “Rusit”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU bllokim importit deri në analizimin e plotë të sasive

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…

1 day ago

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali takon misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…

1 day ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, misioni i Këshillit të Evropës takon Celibashin, Komisionin e Ankimimeve dhe atë Rregullator

Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…

1 day ago

Shqipëria e vajzave shkëlqen në “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…

1 day ago

Thellohet bilanci i viktimave! Shkon në 60 numri i personave që humbën jetën nga zjarri në RMV

Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…

1 day ago

Pengmarrja në Lezhë, detajet e reja – Dod Gjoka: Kemi patur një konflikt të çastit, policia vijon kërkimet për 3 autorët

"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…

1 day ago

This website uses cookies.