Tregu i Rusit/Shitësit kërkojnë që tregu të rikonstruktohet sa më parë
Ndërsa pritet që tregu më i madh në Shkodër ai i fruta perimeve në Rus të nis rikonstrukionin, kushtet ku shitësit ushtrojnë aktivitetin e tyre aktualisht janë shumë të vështira. Tregtimi i produkteve pa respektuar kushtet higjeno- sanitare vazhdon të mbetet një nga problemet kryesore. Shitësit kërkojnë që tregu të rikonstruktohet sa më parë. Pak kohë më parë për të parë kushtet e këtij tregu ishte edhe kryeministri Rama i cili premtoi se shumë shpejt do të nisë edhe rikonstruksioni i këtij tregut.