Tregu i Rusit – Tregtarët shprehin pakënaqësi me mënyren si është ndërtuar

Punimet për rehabilitimin e tregut të fruta perimeve në lagjen “Rus” në Shkodër po ecin me ritme të shpejta.
Aktualisht po punohet për shtrimin e tokës dhe më pas për vendosjen e tavolinave .
Por, tregtarët, që priten të vendosen në këtë treg, shprehin disa pakënaqësi në lidhje me sitemimin e tyre po ashtu edhe me mënyren si është ndërtuar .
Ky investim kap shifrën e 36.6 milion lekëve, nga të cilat 7.5 milion lekë janë bashkëfinancim i Bashkisë me AZHBR.
Me anë të këtij projekti do të bëhet e mundur, ndërhyrja në sistemimin e sheshit, ndërtimin e mbulesës së merkatës, ndriçimin e tregut, përmirësimin e kushteve të tregtimit dhe ruajtjen e produkteve.