Triatlon, Cassandre Beaugrand e artë historike për Francën
Cassandre Beaugrand fitoi sot garët e triatlonit për femra duke i dhënë kështu vendit organizator gëzimin e parë në shkallën më të lartë të podium.
27-vjeçarja kreu një garë perfekte duke e përfunduar me kohën 1:54:55 në bulevardin “Alexandre III Pontoon” në qendër të Parisit.
Vendi i dytë i shkoi zviceranes Julie Derron ndërsa e treta preu vijën e finishit britanikja Beth Potter. “Ishin 1500 metrat më të gjatë të jetës sime, por kurrë nuk pata asnjë dyshim”, tha për Olympics.com triatletja.