Tripleta e Milik dhe perla e Yildiz, Juve në gjysmëfinale
Pas Fiorentinës, Lazios dhe Atalantës, është Juve ajo që ka “rrëmbyer” biletën e fundit për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë 2023/24. Në “Allianz Stadium” gjithçka ishte e lehtë për skuadrën e Allegrit, e cila mposhti 4-0 Frosinonen dhe bëhet gati për t’u përballur me Lazion në turin tjetër. Në Torino Milik ishte protagonisti i madh i mbrëmjes. Në pjesën e parë polaku zhbllokoi sfidën nga pika e bardhë dhe dyfishoi rezultatin pas një asistimi të McKennie. Më pas, në pjesën e dytë, numri 14 i Juventusit kompletoi tripletën duke përfituar nga një gabim i Cerofolinit, ndërsa Yildiz firmosi rezultatin përfundimtarë 4-0 me një gol të bukur me asistimin e McKennie.
Juventusi ka arritur gjysmëfinalet e Kupës së Italisë në pesë edicione radhazi të kompeticionit për herë të parë që nga periudha ndërmjet viteve 1958 dhe 1962.
Massimiliano Allegri u bë trajneri i tretë, pas Giovanni Trapattoni (596) dhe Marcello Lippi (405) që arrin shifrën 400 të stolave me Juventusin, duke marrë parasysh të gjitha garat. Për më tepër, me 265 fitore, Allegri është tashmë trajneri i dytë me më shumë fitore në historinë e bardhezinjve (përpara është vetëm Trapattonit me 319).
Përpara tre golave të Arkadiusz Milik, tripleta e fundit e një lojtari të Juventusit në Kupën e Italisë është realizuar nga Alessandro Del Piero më 10 janar 2006 kundër Fiorentinës.
Juventusi ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Italisë për herë të 36-të, të paktën shtatë më shumë se çdo ekip tjetër.