Tritan Shehu: Mazhoranca po bën represion, Berisha duhet të ishte pjesë e grupit të PD-së në Kuvend

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka deklaruar nga Kuvendi se mazhoranca po bën represion ndaj ligjvënësve demokratë dhe i ka mohuar kryetarit të kësaj force politike të drejtën për të qenë anëtar i Grupit Parlamentar të kësaj force politike.

Shpresoja që seancën ta fillonim duke bërë një reflektim se ku të çojnë gabimet, shkelja e demokracisë, rregullores, që na mbrojnë neve nga këneta ku ramë”, u shpreh Shehu.

Shehu nënvizoi se Berisha është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike duke shtuar se “të tjerat janë elementë që lidhen me burgosjen e tij politike, jam i bindur që do të zgjidhjen nga përballja popullore me regjimin”.

Deformimi i thellë që iu bë këtë grupit parlamentar të PD-së, për represionin e thellë që iu është bërë këtu deputetëve të PD për mohimin e të drejtës të kryetarit të PD për të qenë anëtar i grupit të PD, cenimi i kësaj të drejte cenon rëndë demokracinë. Shpresoja që seancën ta fillonim duke bërë një reflektim se ku të çojnë gabimet, shkelja e demokracisë, rregullores, që na mbrojnë neve nga këneta ku ramë. Ju kërkoj menjëherë të rivendosni së paku këtë të drejtë të madhe, Sali Berisha është pjesë e grupit parlamentar të kësaj partie politike, të tjerat janë elementë që lidhen me burgosjen e tij poltike, jam i bindur që do të zgjidhjen nga përballja popullore me regjimin”, tha Shehu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.