Tritol banesës në Shëngjin, në shtëpi jetonte vetëm një 80-vjeçare. Familjarët: S’kemi konflikte
Një shpërthim lënde plasëse u regjistrua në orët e vona të natës së shkuar (3 shkurt) në Shëngjin. Siç bëhet e ditur në një banesë dy-katëshe, në të cilën jetonte vetëm një 80-vjeçare, pasi anëtarët e tjerë të familjes prej vitesh jetojnë në jashtë Shqipërie, u hodh një kapsollë detonatori, i cili ka shpërthyer.
Banesa është në pronësi të Aleks Ivanajt në fshatin Ishull-Shëngjin, ku nga shpërthimi pati dëme të vogla materiale, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet në lidhje me rastin.
Pjesëtarët e familjes Ivanaj kanë deklaruar në Polici se nuk kanë konflikte, ndërsa blutë vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili mendohet se ka qenë një person dhe duke përfituar nga errësira ka arritur të veprojë dhe është larguar pa lënë gjurmë.
Policia po analizon kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, çka mund të ndihmojë në identifikimin e autorit.