Tritol lokalit në Rrjoll, policia zbardh ngjarjen, arreston 23-vjeçarin me precedentë kriminalë
Dy javë pas shpërthimit me tritol në taracën e një lokali në fshatin Rrjoll në Velipojë, Policia ka arrestuar 23-vjeçarin me precedentë të theksuar kriminalë, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Më 30 korrik një lëndë plasëse u hodh në taracën e një bar-restoranti në pronësi të 35-vjeçarit Andis Danaj.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, Velipojë.
Gjithashtu, bënë të mundur identifikimi, kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. Gj., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.