Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, KLGJ vendos 6 muaj mbrojtje për Tonin Sterkaj

Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka vendosur 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin e Shkodrës Tonin Sterkaj. Mbrojtja e posaçme është miratuar me vendimin të Komisionit të Posaçëm për mbrojtjen e gjyqtarëve pranë KLGJ.

Vendimi për mbrojtjen erdhi një ditë pas sulmit me tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër. Vetë gjyqtari Sterkaj deklaroi se nuk ka konflikte me njeri, ndërsa hetuesit dyshojnë se ngjarja të ketë lidhje me detyrën e tij si gjyqtarë në gjykatën e Shkodrës.

Kamerat e sigurisë të banesës së gjyqtarit filmuan autorin e veshur me rroba të errëta dhe me maskë, i cili pasi la lëndën plasëse te dera e oborrit, u largua në këmbë përmes rrugicave.

Kjo ngjarje e ndodhur më 28 prill, u dënua edhe nga KLGJ duke e cilësuar si sulm ndaj drejtësisë dhe intimidim të saj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.