Categories: Lajme

Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Policia: 30 mijë euro shpërblim kush informon për autorin

Policia e Shkodrës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për identifikimin dhe kapjen e autorit që vendosi tritol në derën e banesës së gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Duke u cilësuar si një sulm ndaj drejtësisë dhe intimidim të saj, polica ka vendosur 30 mijë euro shpërblim për çdo qytetarë që ka informacion dhe ndihmon në kapjen e autorit.

“Krahas veprimeve intensive të grupit hetimor, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetasit që shfaqet në pamjet filmike të sekuestruara.

Për çdo informacion të vlefshëm që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të rastit, DVP Shkodër vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.

Kushdo që ka informacion duhet ta dërgojë në numrin 069 41 05 436. Policia e Shtetit iu garanton anonimat të sigurt”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.

Policia po kontrollon kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit, i cili u shfaq nme rroba të errëta dhe u largua përmes rrugicave pas vendosjes së tritolit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 28 prill në orën 03.00 të mëngjesit, ku autori la një sasi tritoli në derën e banesës së gjyqtarit, shpërthim që shkaktoi vetëm dëme materiale.

Ky sulm u dënua nga KLGJ dhe BE duke u cilësuar si “intimidim i drejtësisë dhe vendimeve të saj”. Një ditë më parë (29 prill) KLGJ vendosi të jap mbrojtje për 6 muaj për gjyqtarin Tonin Sterkaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

9 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

10 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

10 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

10 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

11 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

11 hours ago

This website uses cookies.