Si rezultat i një pune intensive hetimore, të kryer me metoda speciale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i dy rasteve të vënies së lëndës plasëse në biznesin dhe në banesën e shtetasit Ardian Fierza.
Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, rezultoi se autori i dyshuar edhe për rastin e dytë të vënies së lëndës plasëse është shtetasi Benard Pëllumbaj, 35 vjeç.
Në vijim të hetimeve rezultoi se ky shtetas ka bashkëpunuar me motrën e tij, shtetasen L. Pëllumbaj. për marrjen e një shume parash nga shtetasi Ardian Fierza me të cilin kishte konflikt pronësie për angjencinë funerale.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetases L. Pëllumbaj 38 vjeçe, banuese në Shkodër.
Gjatë kontrollit në subjektin që administronte (parukeri), shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 0.5 kg lëndë narkotike kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Benard Pëllumbaj me precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura dhe kanë sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 1 radio dore si e Policisë, 1 laptop, 1 DVR dhe 11 celularë.
Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin Benard Pëllumbaj për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, si dhe për shtetasen L. Pëllumbaj për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.
Pak minuta më parë UEFA ka vendosur edhe kryesorin e finales së madhe të Mynihut…
Zhorzh Mendez nuk ka dyshime për lojtarin më të mirë të sezonit që po mbyllet.…
Arbitri i njohur, Szymon Marciniak së bashku me dy asistentët Bartosz Heinig dhe Marek Arys,…
Në Bazel të Zvicrës është ndezur zyrtarisht atmosfera e Eurovision 2025. Ceremonia e hapjes dhe…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka ftuar papa Leonen XIV të vizitojë vendin, pas telefonatës…
Misioni i OSBE-ODHIR, në një raport mbi zgjedhjet që u mbajtën në vend, e vlerësoi…
This website uses cookies.