Trofeu “Agim Tafili” në çiklizëm – Olsian Velia i ekipit të Tiranës u rendit i pari në etapën e ditës së parë

trofeu agim tafili

Në Shkodër ka startuar edicioni i radhës i Trofeut “Agim Tafili”, një garë që ka zënë vend në kalendarin kombëtar të çiklizmit.

 Dita e parë e këtij aktiviteti, që përfshiu itinerarin 135 kilometra Europa Park – Mbi kalimi Rrëshen – Shkodër u mbyll me fitoren e çiklistit të ekipit “Tirana”, Olsian Velia, i cili mbërriti i pari në finish.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, vlerësoi cilësinë e garës dhe përkushtimin e sportistëve, duke theksuar rëndësinë e këtij trofeu.

Pas garës u zhvillua një ceremoni vlerësimi për më të mirët e ditës së parë.

 Në ceremoni përshëndeti edhe zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka.

Me rastin e 100-vjetorit të garës së parë çiklistike në Shqipëri, në hollin e Bashkisë Shkodër u çel edhe një ekspozitë e cila pasqyron momentet më të rëndësishme të historisë së këtij sporti në vend.

Në këtë aktivitet u vlerësuan me çertifikata mirënjohjeje edhe gazetarët sportivë Gaspër Marku dhe Gjergj Kola, për kontributin e tyre në pasqyrimin e çiklizmit ndër vite, si dhe figura të tjera të rëndësishme të çiklizmit shqiptar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.