Tronditëse në Napoli-Milano, gjendet një i vdekur në “Maradona”
Zbulim dramatik pas ndeshjes mes Napolit dhe Milanit që u zhvillua mbrëmjen e së dielës në stadiumin Maradona. Trupi i një burri, 42-vjeçari me origjinë nga Bacoli, me precedentë të pastër penalë, u gjet në parkingun poshtë ambienteve të impiantit.
Trupi i pajetë u zbulua pas orës 02:00 në një zonë të braktisur nën sektorin e miqve në stadium. Sipas rikonstruksionit të Policisë, dy persona, pa bileta, po tentonin të shkonin në tribuna përmes një tuneli. Shoku i viktimës pa hyrjen të bllokuar dhe hoqi dorë nga misioni. 42-vjeçari ka rënë nga një lartësi prej rreth 20 metrash dhe ka përfunduar në tokë.