Tronditet futbolli në Kolumbi
Tragjedi në futbollin kolumbian, ndërsa presidenti i një klubi vritet në përfundim të ndeshje. Gjithçka ka ndodhur me presidentin e Tigres, skuadër e kryeqytetit kolumbian Bogota, Edgar Paez Kortes, që është vrarë pas humbjes së ekipit të tij ndaj Atletiko de Kali, 2-3, në një ndeshje të vlefshme për Primera B, kategoria e dytë e futbollit kolumbian.
Sipas TycSports, në mbrëmjen e së shtunës së 23 shtator, presidenti 63-vjeçar i Tigres është vrarë pasi është goditur me armë zjarri nga dy të panjohur, të cilët kanë qëlluar nga një motoçikletë. Edgar Paez Kortes ishte duke dalë nga stadiumi, ndërsa skuadra kishte humbur ndeshjen e radhës. Për vrasjen e presidentit të Tigres janë duke hetuar aktualisht forcat e rendit lokalë. Tigres ndodhet në vendin e fundit në renditje me 9 pikë pas 13 ndeshjes.
Në fakt në Amerikën e Jugut nuk janë të rralla këto atentate, që më së shumti lidhen dhe me botën jashtë futbollit të financuesve të skuadrave. Por që gjithsesi pas çdo tragjedie rëndohet pjesa e atyre që janë në fushën e lojës.