Tronditet futbolli shqiptar. Sulmuesi i Egnatias, Duamena ka humbur jetën në spital
![Rafael Duamena](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/Rafael-Duamena.jpeg?fit=640%2C426&ssl=1)
Rafael Duamena
Tronditet futboli shqiptar. Sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena ka humbur jetën në spital.
28-vjeçari u rrëzua pa ndjenja gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani të shtunën në Rrogozhinë.
Futbollisti u transportua me urgjencë në spital, por pa mundur të jetojë.
Lajme e fundit bëjnë të ditur se Duamena kishte kohë që po përjetonte shqetësime në zemër.
Ai është u diagnostikuar me një sëmundje të zemrës në vitin 2017. Në janar 2020, ndërsa ishte në Levante UD, iu implantua një kardioverter-defibrillator (ICD) përmes operacionit, i cili i mundësoi klubit të tij t’i monitoronte zemrën gjatë ndeshjeve.
Në tetor 2020, ICD tregoi vlera të cilat u konsideruan shumë të larta dhe klubi i tij në atë kohë, Vejle Boldklub, e tërhoqi atë nga aktivitetet e ekipit.
![](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/image-31.png?resize=640%2C363&ssl=1)