Mbrojtësi i Sevillas, Kike Salas, një shtyllë e skuadrës së La Ligës, u arrestua sot me akuzën se kishte marrë karton të verdhë në më shumë se një rast për të siguruar baste të suksesshme të vendosura nga miqtë dhe familjarë.
Policia e arrestoi, duke e akuzuar atë për krimin e mashtrimit për përfshirjen e tij të dyshuar në një rrjet të paligjshëm bastesh. Një gjykatë në Morón de la Frontera, vendlindja e mbrojtësit, ka hapur tashmë një hetim ndaj tij dhe dy të rinjve të tjerë që besohet se janë pjesë e rrethit të tij të besuar. Nuk përjashtohet mundësia që të përfshihen edhe më shumë njerëz.
Ndalimi i lojtarit zgjati disa orë. U lirua pas deklaratave në gjykatë, shkoi në qendrën sportive të Sevillas dhe u stërvit me pjesën tjetër të ekipit, aktualisht i 13-ti në La Liga. Klubi, nga ana e tij, beson në pafajësinë e lojtarit.
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike. Moti…
Manchester United u kualifikua në çerekfinalet e Europa League, pas fitores 4-1 kundër Real Sociedad…
Tjetër arritje historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore Speciale, të cilat janë duke u…
Një ditë polemikash të nxehta në Madrid dhe nuk mund të ishte ndryshe pas eliminimit…
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mori pjesë në mbledhjen e Komiteti HatTrick të UEFA-s, që…
Deputetët miratuan në Kuvend të enjten me 73 vota pro, projektligjin “Për Paketën e Maleve”,…
This website uses cookies.