Tropojë, situatë normale pas reshjeve të ditëve të fundit
Jeta në Tropojë i është rikthyer normalitetit, pas rënies së dëborës dhe temperaturave të ulëta të ditëve të fundit.
Banorët thonë se e “kanë mirpritur!” këtë dimer, që rikhehet pas shumë vitesh.
Ata vlerësojnë punën e bërë nga bashkia dhe strukturat përgjegjëse, dhe thonë se nuk kanë mangësi në përballimin e jetës dhe nevojave të përditshme.
Bashkia dhe shtabi i emergjencave civile, kanë përballuar situatën me mjete dhe forca që ditën e parë të reshjeve. Aktualisht janë të qarkullueshme të gjitha rrugët nacionale dhe ato që lidhin njësitë administrative me Bajram Currin. Nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe drita.
Nga moti i lig u shembën pjesërisht 2 shtëpi banimi dhe 11 ura. 10 ura të tjera u dëmtuan plotësisht në zonat rurale. Po punohet për riparimin dhe rivënien e tyre në punë.