Trotuare të lira në Shkodër/ Masat e marra nga policia bashkiake duket se po funksionojnë

Masat e marra nga policia bashkiake e Shkodrës për lirimin e hapësirave publike dhe trotuarve të cilat në shumë zona ishin zënë nga shitësit ambulantë duket se po funksionojnë .Nga një vëzhgim i bërë nga RTSH rezulton se trotuaret janë të lira me përjashtim të disa pikave. Pas shumë aksioneve që janë bërë ndër vite duket se trotuaret i janë kthyer qytetarëve ndërsa pritet që edhe shitësve ambulantë do t’iu krijohej një vend për tregtimin e produketve të tyre.