Trotuaret të zëna nga makinat – Policia bashkiake po aplikon gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve
Parkimet e automjeteve në mënyrë të gabuar kryesisht në rrugët dytësore në qytetin e Shkodrës po kthehen në problem për lëvizjen qytetarëve dhe të automjeteve.
Agim Halluni, banor i kësaj rruge thotë se po gjobitet vazhdimisht, por akoma nuk e di arsyen e gjobitjes, pasi nuk ka asnjë tabelë te sinjalistikës rrugore.
Në këtë segment rrugor me gjatësi rreth 200 m vërehet se trotuaret janë të zëna me automjte si dhe me gurë dhe kanxhella duke bërë që qytetarët të lëvizin në rrugën e makinës.