Trotuaret të zëna nga shitësit – Qytetarët: Duhet një ndërhyrje për largimin e tyre nga trotuaret

Shitësit ambulant vijojnë të jenë prezent në hapësirat publike të qytetit të Shkodrës.
Nga një vëzhgim i bërë nga Rtsh Shkodra rezulton se në disa zona kryesore në qytet trotuaret janë të zëna nga shitësit që vijojnë aktivitetin e tyre pa u penguar nga askush.
Shitësit ambulantë shfrytëzojnë trotuaret dhe hapësirat e tjera publike për t’i shitur mallrat e tyre, duke krijuar në këtë mënyrë minitregje në hapësira publike.
Kryesisht, problematike më e madhe është në zonën e “Rusit”. Qytetarët theksojnë se duhet një ndërhyrje për largimin e tyre nga trotuaret.
Megjithëse Bashkia Shkodër ka zhvilluar shpesh herë kontrollet për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve, sërish ky fenomen nuk po merr zgjidhje.