Lajme

Trump cakton Devin Nunes e “Truth Social” si drejtues të Këshillit të Inteligjencës

Donald Trump ka emëruar drejtuesin e platformës së mediave sociale “Truth Social”, Devin Nunes për të shërbyer si kryetar i bordit këshillues të inteligjencës së presidentit.

Nunes, një mbrojtës për një kohë të gjatë i Trump, i cili udhëhoqi komitetin e inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së gjatë një pjese të mandatit të parë të Trump në Shtëpinë e Bardhë, do të mbetet CEO i Truth Social ndërsa do të shërbejë në panelin këshillues.

Si kryetar i komitetit, Nunes pretendoi se FBI kishte komplotuar kundër Trump gjatë hetimit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, në të cilat Trump mundi kandidaten demokrate Hillary Clinton.

“Devin do të bazohet në përvojën e tij si ish-kryetar i Komitetit të Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve dhe rolin e tij kyç në ekspozimin e mashtrimit të Rusisë, për të më ofruar vlerësime të pavarura të efektivitetit dhe korrektësisë së aktiviteteve të Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së”, tha Trump.
Bordi këshillues i inteligjencës së presidentit është një panel i Shtëpisë së Bardhë që i ofron presidentit vlerësime të pavarura të efektivitetit dhe planifikimit të agjencive të inteligjencës.

Trump të shtunën emëroi gjithashtu ekzekutivin e IBM dhe ish-zyrtarin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Troy Edgar për të shërbyer si zëvendëssekretar i departamentit dhe biznesmenin Bill Ëhite për të shërbyer si ambasador i SHBA në Belgjikë.

Edgar ishte ish-shefi financiar i Trump dhe zëvendës-zëvendës sekretar i menaxhimit për sigurinë e vendit. Ëhite është ish-CEO i Muzeut Intrepid në Neë York City, CEO aktual i Constellations Group dhe një mik i vjetër i Trump.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se Edgar ishte “më parë kryebashkiaku i Los Alamitos, Kaliforni, ku më ndihmoi të drejtoja revoltën e qytetit dhe të kontesë kundër Qyteteve Sanctuary në 2018”.

Gjithashtu të shtunën, Trump njoftoi se ka zgjedhur Richard Grenellin, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguarin e tij presidencial për misionet speciale.

“Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha Trump në Truth Social.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Atraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentet

I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…

4 minutes ago

Qendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…

7 minutes ago

Moti- Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të pandryshuara

Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…

9 minutes ago

Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i KDRTSH me 10 vota

Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…

11 minutes ago

Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…

13 minutes ago

Moti me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh

Këtë të mërkurë (26 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

1 day ago