Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në të cilën kanë diskutuar mbi luftëne mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ish-presidenti amerikan e bëri të ditur në “Truth Social” se kishte pasur një “telefonatë konstruktive” me Zelensky dhe u zotua se do të vendosë paqen në botë dhe t’i japë fund konfliktit në Ukrainë nëse zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara.
Ai vuri në dukje se lideri ukrainas ka dënuar atentatin ndaj Donald Trump dhe e uroi atë për Konventën Kombëtare Republikane të suksesshme në Milëaukee.
Trump ka deklaruar vazhdimisht se nëse fiton zgjedhjet presidenciale këtë vit, ai synon të sjellë një zgjidhje të shpejtë të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.
Gjatë debatit parazgjedhor me presidentin amerikan Joe Biden më 27 qershor, Trump premtoi se, nëse rizgjidhet do të ishte në gjendje t’i jepte fund konfliktit përpara inaugurimit të tij më 20 janar 2025.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.