Lajme

Trump emëron Robert F Kennedy Jr në krye të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore

Presidenti i sapo zgjedhur, Donald Trump, ka zgjedhur të emërojë Robert F. Kennedy Jr. në krye të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), agjenci që ka një shtrirje të gjerë, që nga mbikëqyrja e ilaçeve, vaksinave dhe sigurisë ushqimore, e deri tek kërkimet shkencore në fushën e mjekësisë dhe programet e kujdesit shëndetësor.

“Për një kohë të gjatë, amerikanët janë dëmtuar nga industria ushqimore dhe prodhimit të ilaçeve, të cilat janë përfshirë në manipulime, keqinformime dhe dezinformime, kur bëhet fjalë për shëndetin publik”, tha Trump në një postim në rrjetin TruthSocial ndërsa njoftoi emërimin e zotit Kennedy. Ai tha se: “Kennedy do ta bëjë Amerikën përsëri të madhërishme dhe të shëndetshme!”

Një skeptik i kahershëm ndaj vaksinave, Kennedy është një avokat që për dekada me radhë ka krijuar një bazë të gjerë mbështetësish që e admirojnë punën e tij për mjedisin, duke ngritur padi kundër kompanive të mëdha farmaceutike dhe të prodhimit të plehrave kimike që përdoren në bujqësi. Ai ka bërë thirrje për rregulla më të rrepta lidhur me përbërësit në artikujt ushqimor.

Ndërsa u përfshi në fushatën e republikanit Donald Trump, Kennedy u përpoq të fitonte mbështetjen e nënave të reja, me mesazhin për ushqime më të shëndetshme në Shtetet e Bashkuara. Ai premtoi se do të ndiqte shembullin e rregullave evropiane për ushqimet. Ai nxori sloganin “Ta Bëjmë Amerikën të Shëndetshme Përsëri”.

Qëndrimi i Kennedy-t ndaj vaksinave e ka bërë atë një figurë të debatueshme mes demokratëve dhe disa republikanëve, çka ngre pikëpyetje në lidhje me mundësinë e marrjes së konfirmimit në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

Robert F. Kennedy Jr ka thënë se do të rekomandojë heqjen e fluorit nga uji i pijshëm. Shtimi i fluorit, sipas ekspertëve, shërben për të mbrojtur dhëmbët.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

6 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

6 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

6 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

6 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

6 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

6 hours ago

This website uses cookies.