Bota

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite, presidenti Donald Trump ka fajësuar Ukrainën për luftën ndaj Rusisë, duke thënë se Kievi mund të kishte bërë një marrëveshje.

Po ashtu, Trump ka shprehur gjithashtu zhgënjim daj deklaratave të bëra nga presidenti Volodymyr Zelensky se Ukraina ishte lënë jashtë bisedimeve të mbajtura mes Rusisë e SHBA.

Jam shumë i zhgënjyer, dëgjoj se ata janë të mërzitur që nuk kanë një vend [në bisedime],” u tha Trump gazetarëve në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida kur u pyet për reagimin ukrainas. Presidenti amerikan tha se një negociator “gjysmë i pjekur” mund të kishte siguruar një zgjidhje vite më parë “pa humbur shumë tokë”.

Sot dëgjova, ‘oh, mirë, ne nuk ishim të ftuar.’ Epo, ju keni qenë atje për tre vjet … Nuk duhet ta kishit filluar kurrë. Mund të kishe bërë një marrëveshje”, tha ai.

Presidenti amerikan sugjeroi gjithashtu se ai mund të takohej me presidentin rus Vladimir Putin përpara fundit të muajit, ndërsa Uashingtoni rishikon qëndrimin e tij ndaj Rusisë në një ndryshim që ka alarmuar liderët evropianë.

Më herët të martën (18 shkurt) ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA Marco Rubio në Riad për bisedimet e para të nivelit të lartë, ballë për ballë midis dy vendeve që nga pushtimi.

Ata ranë dakord të caktojnë ekipe për të filluar negociatat për përfundimin e luftës.

Lavrov tha se vendi i tij nuk do të pranonte forca paqeruajtëse nga vendet e NATO-s në Ukrainë sipas ndonjë marrëveshjeje paqeje, një propozim i ngritur në një takim të anëtarëve evropianë të NATO-s në Paris të hënën.

Blerti Delija

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

27 minutes ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

29 minutes ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

30 minutes ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

32 minutes ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

36 minutes ago

Primaret në PD, Bushati: Heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet

Deputeti i PD-së, Helidon Bushati, nuk do të rikandidojë për deputet në zgjedhjet e 11…

38 minutes ago

This website uses cookies.