Trump fiton padinë për shpifje, rrjeti mediatik do i paguajë 15 milionë dollarë

Trump fiton padinë për shpifje

ABC News do t’i paguajë 15 milionë dollarë presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për të zgjidhur një padi për shpifje, pasi prezantuesi i saj tha në mënyrë të rreme se ai ishte gjetur “përgjegjës për përdhunim”.

Prezantuesi George Stephanopoulos i bëri këto deklarata në mënyrë të përsëritur gjatë një interviste më 10 mars të këtij viti, ndërsa sfidoi një kongresmene për mbështetjen e saj për Trump.

Një juri në një çështje civile, vitin e kaluar, përcaktoi se Trump ishte përgjegjës për “abuzimin seksual”, i cili ka një përkufizim specifik sipas ligjit të Nju Jorkut.

Sipas marrëveshjes, ABC News do të paguajë 15 milion dollarë si një kontribut bamirësie për një “fondacion dhe muze presidencial që do të krijohet për paditësin, siç kanë krijuar në të kaluarën Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Sipas marrëveshjes, rrjeti do të postojë një shënim keqardhjeje rreth historisë. 

Rrjeti gjithashtu ra dakord të paguante 1 milion dollarë për tarifat ligjore të Trump.

Trump ka paditur gjithashtu CBS, partnerin transmetues të BBC-së në SHBA, për “sjellje mashtruese” për një intervistë me Kamala Harris. Në vitin 2023, një gjykatës hodhi poshtë padinë e tij për shpifje kundër CNN, në të cilën ai pretendonte se rrjeti e kishte krahasuar atë me Adolf Hitlerin. Ai gjithashtu ka hedhur poshtë paditë kundër New York Times dhe Washington Post/BBC

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.