Bota

Trump: Forcojmë kufirin e SHBA-së, por njerëzit mund të vijnë. Me Putinin do flas së shpejti

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka deklaruar në intervistën e tij të parë për mediat që kur fitoi zgjedhjet, se triumfi i tij ishte pjesërisht për shkak të politikës së tij të imigracionit.

Ne padyshim duhet ta bëjmë kufirin të fortë dhe të fuqishëm dhe në të njëjtën kohë, duam që njerëzit të vijnë në vendin tonë. Dhe ju e dini, unë nuk jam dikush që thotë; Jo, nuk mund të hysh në vendin tonë. Ne duam që njerëzit të vijnë në SHBA hyjnë”, është shprehur Trump gjatë një interviste telefonike për NBCNews. 

Trump tha se ai e konsideronte fitoren si një mundësi për t’i bërë të gjithë amerikanët bashkë.

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka reaguar edhe për qëndrimin e presidentit rus Vladimir Putin. Ai tha se nuk ka folur me presidentin rus por shtoi se “mendoj që do të flasim”.

Nga ana e tij, shefi i Kremlinit, u shpreh më herët sot se “kam thënë tashmë se ne do të punojmë me çdo kryetar shteti të cilit kombi amerikan do t’i besojë. Kjo është me të vërtetë ajo që ne do të bëjmë

“Nuk e konsideroj të turp ta marrë vetë në telefon. Thjesht nuk e bëj këtë, sepse liderët e vendeve perëndimore më telefononin pothuajse çdo javë në një fazë, derisa u ndalën krejt papritur”, tha Putin duke folur të Soçi të Rusisë.

Ai vuri në dukje se nëse ndonjëri prej tyre dëshiron të rifillojë bisedimet, unë gjithmonë kam thënë, e them përsëri: Nuk kemi asgjë kundër, mirë se vini, ne do të rifillojmë kontaktet dhe do të diskutojmë”.

I pyetur nëse ai ishte gati të bisedonte me Donald Trump, ai u shpreh “po gati! Gati jam!” Putin tha se i kishte bërë përshtypje qëndrimi i Donald Trump gjatë përpjekjeve për ta eliminuar fizikisht.

“Ai doli të ishte mjaft i guximshëm. Nuk ka të bëjë vetëm me ngritjen e dorës dhe thirrjen për të vazhduar luftën për idealet e tyre të përbashkëta, nuk ka të bëjë vetëm me këtë.  Por një person tregon veten se kush është në të vërtetë në kushte të jashtëzakonshme, dhe këtu ai u dëshmua tejet i guximshëm, u tregua burrë”, tha më tej Putin.

Presidenti rus nënvizoi edhe rastin e Ukrainës duke thënë se përpjekja për të rivendosur “marrëdhëniet me Rusinë dhe për të ndihmuar në përfundimin e krizës ukrainase, mendoj se meriton vëmendje”

I pyetur për mandatin e parë të Trump-it dhe se çfarë do të bëjë me mandatin aktual përgjatë 4 viteve të ardhshme, Putin tha se “ai kishte frikë të bënte një hap majtas ose djathtas ose të thoshte një fjalë shtesë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë tani. Nuk e kam idenë”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

8 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

9 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

9 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

9 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

9 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

9 hours ago

This website uses cookies.