Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i është rikthyer sërish çështjes së Groenlandës duke ofruar një tablo të prosperitetit dhe sigurisë për “njerëzit e jashtëzakonshëm” të ishullit, siç i quajti ai në fjalimin e tij përpara Kongresit.
“Ne do t’ju japim siguri, do t’ju bëjmë të pasur dhe së bashku do ta çojmë Groenlandën në atë nivel që nuk e kishit menduar kurrë më parë. Është një popullsi shumë e vogël, por një pjesë shumë e madhe toke dhe shumë, shumë e rëndësishme për sigurinë ushtarake”, tha Trump.
Sondazhet deri më tani sugjerojnë se shumica e njerëzve në Groenlandë kundërshtojnë bashkimin me SHBA-në, megjithëse shumica favorizon pavarësinë eventuale nga Danimarka.
Edhe përpara se të fillonte mandatin e tij të dytë si president, Trump tha se shpresonte ta bënte Groenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara, edhe pse Danimarka aleate e NATO-s thotë se nuk është në shitje.
Vendndodhja strategjike e Groenlandës dhe burimet e pasura minerale shiten me përfitime për SHBA-në.
“Ne kemi nevojë për sigurinë ndërkombëtare” tha Trump.
Në fjalimin e tij, Trump tha se kishte një mesazh për popullin e Groenlandës.
“Ne mbështesim fuqimisht të drejtën tuaj për të përcaktuar të ardhmen tuaj dhe nëse zgjidhni, ju mirëpresim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Trump, transmeton Reuters.
Ai tha se administrata e tij “po punonte me të gjithë” në përpjekje për të kapur Groenlandën, por gjithashtu shtoi se “mendoj se do ta arrijmë, në një mënyrë ose në tjetrën, do ta arrijmë”, duke qeshur nga kolegët e tij republikanë në dhomën e Përfaqësuesve.
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin është në edicionin e tij të 59-të dhe Shqipëria…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspsktuar punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari"…
Ndërsa disa prej rrugëve kryesore janë kthyer në një kantier ndërtimi mjaft të tjera mes…
This website uses cookies.