Trump kritikon luftën civile në SHBA-Kandidati republikan për president tha se Linkoln mund ta kishte shmangur

Trump

Trump

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se Lufta Civile mund të ishte shmangur përmes negocimit. Ai argumentoi se lufta për t’i dhënë fund skllavërisë në SHBA ishte e panevojshme, ndërsa për presidentin e asaj kohe Abraham Linkoln, tha se duhet të kishte bërë më shumë për të shmangur gjakderdhjen. Sipas tij, Abraham Linkoln nuk do të kishte të njëjtën peshë në histori nëse do të negocionte për luftën.

“U bënë kaq shumë gabime. Mendoj se kishte diçka që mund të ishte negociuar, vdiqën aq shumë njerëz” tha Trump gjatë një takimi elektoral në Ajoua.

Lufta civile doli si temë e paparashikuar diskutimi gjatë fazës së parë të fushatës së kandidatëve republikanë për president. Më herët, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Niki Hallej iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me shkakun e Luftës Civile, por pa përmendur skllavërinë, por që atëherë ajo është tërhequr nga ky diskutim.

Ndërkohë Presidenti amerikan Xho Bajden gjatë vizitës në parkun Vallej Forxh, vlerësoi gjeneralin Xhorxh Uashington dhe ushtrinë e drejtuar prej tij gjatë Luftës Revolucionare Amerikane. “Njerëzit e zakonshëm gjetën forcën në shpirtin e tyre për të luftuar për lirinë dhe demokracinë amerikane. Ja kush ishim ne. Ja kush ishte dhe është ende sot Amerika. Ne nuk përkulemi para askujt” thotë presidenti në mesazhin e tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.