Trump lançon linjën e atleteve një ditë pas gjobës prej 355 milionë dollarë
Një ditë pasi një gjykatë në Nju Jork gjobiti me 355 milionë dollarë për mashtrim, ish-presidenti Donald Trump ka lançuar një linjë atletesh “Trump Sneakers”.
Trump prezantoi një palë atlete floriri, të cilat kanë një çmim prej 399 dollarë . Vetëm pak orë pas lançimit të linjës, atletet prej floriri u renditën si të shiturat në faqen e internetit.
Në linjë përfshihen edhe dy versione të atleteve që kanë “T” dhe “45” në anët për 199 dollarë.
Pak ditë më parë një gjykatë e Nju Jorkut vendosi se Trump dhe kompanitë e tij duhet të paguanin afro 355 milionë dollarë për fryrjen mashtruese të vlerave të pronave të tij.