Trump mban fjalimin e parë pas fitores së zgjedhjeve

Nominimi i Robert Kennedy Jr nga Donald Trump për sekretar të Shëndetësisë ka nxitur kritika në SHBA, por presidenti i sapo zgjedhur vlerësoi aktivistin kundër vaksinave anti-COVID gjatë fjalimit të tij të parë publik që nga fitorja e zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Trump tha se Kennedy do të ndihmojë për ta bërë Amerikën përsëri të shëndetshme, duke i mbrojtur qytetarët nga kimikatet e dëmshme, pesticidet, dhe produktet farmaceutike. Shoqata Amerikane e Shëndetit Publik kundërshtoi emërimin e Kennedy, duke thënë se ai është njeriu i gabuar dhe i pakualifikuar në drejtimin e një departamenti kaq të rëndësishëm, që mbikëqyr gjithçka, që nga siguria e ushqimit deri te kërkimet mjekësore dhe programet e mirëqenies.

Gjatë fjalimit  në Florida, Tump përcaktoi edhe disa nga prioritetet e presidencës së tij pasi të marrë detyrën në janar, duke përfshirë angazhimin për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë. Trump u prezantua nga aktori Sylvester Stallone dhe foli para një audiencë  me shumë mbështetës të profilit të lartë, duke përfshirë Elon Musk, Vivek Ramaswamy dhe presidentin argjentinas Javier Milei.

Presidenti i sapo zgjedhur në mënyrë të papritur shpalli edhe një emërim tjetër të administratës së ardhshme. Guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum është kandidati i tij si Sekretar i Departamentit të Brendshëm.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.