Nominimi i Robert Kennedy Jr nga Donald Trump për sekretar të Shëndetësisë ka nxitur kritika në SHBA, por presidenti i sapo zgjedhur vlerësoi aktivistin kundër vaksinave anti-COVID gjatë fjalimit të tij të parë publik që nga fitorja e zgjedhjeve të 5 nëntorit.
Trump tha se Kennedy do të ndihmojë për ta bërë Amerikën përsëri të shëndetshme, duke i mbrojtur qytetarët nga kimikatet e dëmshme, pesticidet, dhe produktet farmaceutike. Shoqata Amerikane e Shëndetit Publik kundërshtoi emërimin e Kennedy, duke thënë se ai është njeriu i gabuar dhe i pakualifikuar në drejtimin e një departamenti kaq të rëndësishëm, që mbikëqyr gjithçka, që nga siguria e ushqimit deri te kërkimet mjekësore dhe programet e mirëqenies.
Gjatë fjalimit në Florida, Tump përcaktoi edhe disa nga prioritetet e presidencës së tij pasi të marrë detyrën në janar, duke përfshirë angazhimin për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë. Trump u prezantua nga aktori Sylvester Stallone dhe foli para një audiencë me shumë mbështetës të profilit të lartë, duke përfshirë Elon Musk, Vivek Ramaswamy dhe presidentin argjentinas Javier Milei.
Presidenti i sapo zgjedhur në mënyrë të papritur shpalli edhe një emërim tjetër të administratës së ardhshme. Guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum është kandidati i tij si Sekretar i Departamentit të Brendshëm.
Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…
Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…
Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…
Drishti në Bashkinë e Shkodrës njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…
Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit. Pas rikontruksionit…
Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…
This website uses cookies.