Trump mbërrin në kongres për herë të parë pas trazirave të 6 janarit

Donald Trump u rikthye të enjten në Capitol Hill për të takuar republikanët në vizitën e tij të parë që nga trazirat e 6 janarit 2021. Kandidati republikan për president u prit ngrohtë nga mbështetësit e tij në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa diskutoi për zgjedhjet e nëntorit. 

Në një konferencë të shkurtër për shtyp Trump tha se kishte unitet të madh në parti dhe u zotua të qëndrojë pranë republikanëve, madje edhe atyre me të cilët nuk ishte dakord. “Ky ishte një takim i mrekullueshëm. Ka një unitet të jashtëzakonshëm në Partinë Republikane. Ne duam të shohim kufij dhe ushtri të fortë. Duam që paratë tona të mos shpërdorohen në të gjithë botën. Nuk dua të shoh anijet ruse në brigjet e Floridës, gjë që është e paimagjinueshme. Ne duam të shohim vetëm sukses për vendin tonë gjë që aktualisht nuk e kemi.” tha Trumpi.

Vizita e tij vjen dy javë pas dënimit penal nga gjykata në Nju Jork për falsifikimin e të dhënave financiare, ku fshehu një pagesë për një ish- aktore filmash për të rritur. 

Ndërkohë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson tha se ish-presidenti Trump solli një energji dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm në Capitol Hill.  “Kjo është ajo që ne po shohim në parti dhe në të gjithë vendin,” tha Johnson. “Ne besojmë se do të rifitojmë Shtëpinë e Bardhë dhe Senatin dhe do të zgjerojmë shumicën tonë në Dhomën e Përfaqësuesve” shtoi ai. 

Ndërsa Nancy Pelosi, ish-kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve tha në një deklaratë se Trump ishte nxitësi i një kryengritjeje më 6 janar 2021 dhe e akuzoi atë se u rikthye “në skenën e krimit”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.