Trump minimizon sulmin e 6 janarit 2021, ish-presidenti: Pas zgjedhjeve 2020 pati tranzicion paqësor të pushtetit
Ish-presidenti i SHBA Donald Trump duke folur në Klubin Ekonomik të Çikagos, shmangu përgjigjen e drejtpërdrejt nëse do të angazhohej për një tranzicion paqësor të pushtetit nëse humb zgjedhjet e 5 nëntorit, ndërsa pretendoi se kishte pasur një transferim paqësor të pushtetit pas zgjedhjeve të vitit 2020, pavarësisht sulmit të dhunshëm të mbështetësve të tij në Kapitol më 6 janar 2021.
Ish-presidenti pretendoi se vetëm një pjesë e vogël e njerëzve që shkuan në Uashington atë ditë, iu drejtuan ndërtesës së Kongresit amerikan pas tubimit të tij pranë Shtëpisë së Bardhë dhe sipas tij asnjë prej tyre nuk kishte armë.
“Skena kryesore në Uashington ishin qindra mijëra njerëz, grupi më i madh që u isha drejtuar. Ishte dashuri dhe paqe. Vetëm disa prej tyre shkuan në Kapitol atë ditë dhe shumë gjëra të çuditshme ndodhën atje.”, u shpreh Trump.
Më shumë se 1400 të pandehur u akuzuan në lidhje me trazirat e 6 janarit 2021 dhe rreth 140 oficerë policie u sulmuan në Kapitol atë ditë sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë. Pas Cikagos, kandidati republikan iu drejtuan mbështetësve në Atlanta duke goditur sërish emigrantët.
Ai tha se këta të fundit po shkatërronin komunitetin afrikano-amerikan, duke iu zënë atyre vendet e punës. Ndërkohë personi më i pasur në botë Elon Musk, që ka shpallur zyrtarisht mbështetjen ndaj Trumpit për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, sipas të dhënave, gjatë një periudhe tremujore i ka dhuruar rreth.