Bota

Trump minimizon sulmin e 6 janarit 2021, ish-presidenti: Pas zgjedhjeve 2020 pati tranzicion paqësor të pushtetit

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump duke folur në Klubin Ekonomik të Çikagos, shmangu përgjigjen e drejtpërdrejt nëse do të angazhohej për një tranzicion paqësor të pushtetit nëse humb zgjedhjet e 5 nëntorit, ndërsa pretendoi se kishte pasur një transferim paqësor të pushtetit pas zgjedhjeve të vitit 2020, pavarësisht sulmit të dhunshëm të mbështetësve të tij në Kapitol më 6 janar 2021.

Ish-presidenti pretendoi se vetëm një pjesë e vogël e njerëzve që shkuan në Uashington atë ditë, iu drejtuan ndërtesës së Kongresit amerikan pas tubimit të tij pranë Shtëpisë së Bardhë dhe sipas tij asnjë prej tyre nuk kishte armë. 

“Skena kryesore në Uashington ishin qindra mijëra njerëz, grupi më i madh që u isha drejtuar. Ishte dashuri dhe paqe. Vetëm disa prej tyre shkuan në Kapitol atë ditë dhe shumë gjëra të çuditshme ndodhën atje.”, u shpreh Trump.

Më shumë se 1400 të pandehur u akuzuan në lidhje me trazirat e 6 janarit 2021 dhe rreth 140 oficerë policie u sulmuan në Kapitol atë ditë sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë. Pas Cikagos, kandidati republikan iu drejtuan mbështetësve në Atlanta duke goditur  sërish emigrantët.

Ai tha se këta të  fundit po shkatërronin komunitetin afrikano-amerikan, duke iu zënë atyre vendet e punës. Ndërkohë personi më i pasur në botë Elon Musk, që ka shpallur zyrtarisht mbështetjen ndaj Trumpit për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, sipas të dhënave,  gjatë një periudhe tremujore i ka dhuruar rreth.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Apeldoorn 2025”, Ingebrigtsen shkruan historinë, dy medalje të arta në garat e 1500m dhe 3000m

Për një fenomen të altikës si Jakob Ingebrigtsen nuk ka limite. Atleti norvegjez ka marrë…

1 hour ago

Europiani U-23 i mundjes në RTSH/ Dominojnë mundësit nga Rusia me pesë medalje të arta

Mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes dominojnë Kampionatin Europian të moshës deri…

1 hour ago

Elseid Hysaj rikthehet nga dëmtimi pas pushimit të Kombëtareve

Në Itali janë të bindur se Elseid Hysaj do të rikthehet në fushat e lojës…

1 hour ago

Partia Liberale e Kanadasë zgjedh Mark Carney për të pasuar Justin Trudeau

Mark Carney, lideri i ri i Liberalëve, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit…

1 hour ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, rriten temperaturat

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet…

1 hour ago

Franca ndez dritën e gjelbër, në Paris do vendoset një kopje e monumentit të Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një kopje…

1 hour ago

This website uses cookies.